Nga Gjirokastra, ku zhvilloi një takim me gra dhe vajza në fshatit Virua, kryeministri Edi Rama iu referua sërish angazhimit të punonjësve të administratës shtetërore në fushatën e partive.
Rama tha se jashtë orarit zyrtar të punës, çdo punonjës ka të drejtë të dalë në mitingje dhe të bëjë fushatë për kë të dojë. Madje, Rama bëri një ftesë të veçantë për mësuesit, duke theksuar se duhet të mbështesin PS-në dhe programin e saj për arsimin, jashtë orarit të punës.
"Jashtë orarit të punës as nuk duhet të pyesni njeri fare, kushdo është i lirë të dalë dhe të bëjë fushatën për kë i do qejfi. Në orarin e punës askush nuk ka të drejtë t'iu thotë eja këtu se po vjen këtu, nëse iu ndodhin këto gjëra, duhet t'i denonconi.
Jashtë orarit të punës, je drejtor, mësues, infermier, madje mësuesve iu them jashtë orarit të punës dilni në fushatën e PS sepse të tërë duan ta kthejnë pas reformën e arsimit, duan t'i kthejnë pas të gjithë fëmijët e këtij vendi, aty ku ishin.