TIRANE-Pjesmarrja në fushatë u ka kushtuar disa zyrtarëve vendin e punës. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur të miratojë një vendim ku të përcaktohet qartë se kur ndëshkohet punonjësi i administratës dhe kur mund të marrë lirisht pjesë në fushatat e partive.
Masa e parë është ngritja e një grupi Task Force për monitorimin e Administratës mbi aktivitetet e procesit zgjedhor.
Kryetare e grupit do të jetë zv/kryeministrja teknike, Ledina Mandija dhe do të monitorojë sjelljen e administratës.
Vendimi sqaron në imtësi se kush do të jetë subjekt i monitorimit, duke nisur nga punonjësi i thjeshtë deri tek funksionarët e lartë shtetërorë.
Në vendim përcaktohet qartë se kur nëpunësit civil i lejohet pjesmarrja në fushatë, por dhe kur i ndalohet rreptësisht.