Opinion - Edi Rama! (01 qershor 2017)

2017-07-09 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Edi Rama

Kryeministri Rama tha në emisionin e sotëm të ?Opinion? se ministrat teknikë nuk do të jenë më të tillë pas 25 qershorit nëse PS fiton zgjedhjet. Ai tha se do të shkarkohen pasi nuk janë pjesë e programit të qeverisë. ?Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë, ata s?do jenë më ministra. Ata janë ministrja teknikë dhe do largohen nëse ne fitojmë zgjedhjet?, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar sonte në emisionin ?Opinion? ka deklaruar se ai nuk e dha dorëhqeje pasi kjo nuk është çështje personale. Rama deklaroi se nuk mund ta jepte vetë dorëheqjen pasi ?ka kontrat me 1milion njerëz që kanë besuar votën?. Më tej Rama është shrehur se ministrat teknik janë një garanci e madhe për opozitën në zgjedhje.

Kryeministri Rama ka debatuar me gazetarin Blendi Fevziu për borxhin publik në ?Opinion?. Gazetari ngulte këmbë se borxhi është rritur, duke cituar një gazetë, që sipas tij është pranë qeverisë. Ndërkohë Rama i përgjigjet me atë çka ka thënë FMN-ja, por Fevziu ngulte këmbë te grafiku i gazetës. Aty kryeministri i është kthyer Fevziut: ?Bëra gabim që nuk të thashë të pije vaj peshku para se të vija këtu se të zuri kapsllëku?, i tha Rama.

Gazetari Blendi Fevziu sonte në emisionin ?Opinion? i ka drejtuar kryeministrit Rama disa pyetje të forta. Veç të tjerash ai i tha se Ilir Metën më parë e ka akuzuar se vjedh shqiptarët,por ka qenë ai i pari që e votoi për President, por Rama e ka anashkaluar pyetjen e drejtpërdrejtë duke thënë se Meta është figura e duhur për President të vendit.

Fevziu: Po ka arrogancë më të madhe se kjo, ju ke thënë shqiptarëve që ju vjedh me bllok në dorë dhe më pas e bën President. Firmose ti i pari për ta bërë President. Është arrogancë kjo?
Rama: Jo nuk është arrogance.
Fevziu: Është llogari politike? Pazare?
Rama: Jo nuk është pazar.
Fevziu: Po çfarë?
Rama: Është zgjedhja e një individi i cili është përfaqësues i një force politike të votuar nga shqiptarët në Parlament dhe i cili përfaqëson si askush tjetër Partinë Demokratike pa qenë anëtarë i Partisë Demokratike. Një figurë me eksperencë, kryetar i Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama, në emisionin ?Opinion? në TV Klan, sonte, duke folur për marrëveshjen me PD-në dhe ndryshimet në qeveri që pasuan me pas tha se nuk u konsultova, pasi Ilir Meta, Petrit Vasili dhe LSI kishin një muaj që predikonin se tërheqja nga pozicionet e tyre ishte në të mirë të atdheut.

Gazetari Blendi Fevziu i ka thënë Ramës së projektet e ?Rilindjes Urbane? kanë harxhuar një shumë tepër të madhe nga lekët e shqiptarëve, por Rama e ka kundërshtuar duke thënë se kjo ju ka kthyer dinjitetin qyteteve dhe ka rritur numrin e turistëve në to: ?Qytetarët do shohin ?Sheshin Skënderbe? pas disa ditësh dhe do tu duket vetja sikur janë jashtë shtetit. Dhe kur ta shohin ?Sheshin Skënderbe? do mendojnë për ty për Blushin, për Saliun, për Lulin, për të gjithë ju që predikoni po...