Report TV - Fushata, shkarkohet Drejtori i Postës, njeriu i besuar i Metës

2017-07-09 2

TIRANE-Majlind Lazimi, është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Postës për shkelje të ligjit elektoral.

Lazimi i cili konsiderohet si një nga njerezit me të besuar të Ilir Metës, u shkarkua nga grupi i Taske Force, e drejtuar nga zv/kryeministrja teknike e PD, Ledina Mandija, për shkelje elektoral dhe ushtrim presioni ndaj punonjësve për interesa elektorale.

Vetë Lazimi e quajti këtë vendim si sulm politik, ndërsa sfidoi, duke kërkuar prova që vërtetojnë se ai ka shkelur ligjin elektoral.

Shkarkimi nga zv/kryeministrja teknike e PD, Mandija
Lazimi vjen nga radhët e LSI dhe shkarkimi është bërë sot nga zv/Kryeministrja teknike e PD në qeveri, Ledina Mandija, e cila kryeson grupin Taske Force që monitoron pjesmarrjen e nëpunësve civilë në fushatë.