Ora News - Task Forcë për monitorimin e administratës në fushatë, masat

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli i Ministrave miraton ngritjen e një task force nën drejtimin e zv/kryeministres Ledina Mandija për monitorimin e veprimtarisë së administratës shtetërore gjatë procesit të zgjedhjeve 2017.
Në një vendim të publikuar në faqen e Kryeministrisë, thuhet se Taksa Forca në fjalë krijohet me qëllim nxitjen e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake.
?Punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i krijohen kushtet e nevojshme dhe i garantohet moscenimi i të drejtave dhe lirive themelore, kushtetuese, për të shprehur fjalën e lirë dhe për të marrë pjesë në veprimtari politike, brenda kufizimeve dhe ndalimeve, të përcaktuara me dispozita të veçanta të legjislacionit në fuqi, që rregullojnë dhe janë të vlefshme gjatë këtij procesi zgjedhor?, thuhet në pikën 3 të vendimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/task-force-per-monitorimin-e-administrates-ne-fushate-masat/