Report TV - Pakti PS-PD reflektohet në KQZ me ‘dashuri’ votohet vetëm Pro

2017-07-09 1

TIRANE-Asnjëherë më parë nuk e kemi parë trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të jetë aq bashkëpunuese mes të gjithë anëtarëve.

Marrëveshja politike PS-PD është reflektuar tashmë edhe ne debatin politik në KQZ , duke marrë shpesh herë edhe vendime ekstraligjore nga kjo trupë e cila me drejtimin e Klement Zgurit gjithçka votohet me qetësi, pa xhelozi dhe unanimisht.

Madje edhe votimi për zgjedhjen e nënkryetarit Denar Biba, ndonëse me votim të fshehtë nga anëtarët , e ndonëse për këtë post garonte edhe Bledar Skënderi votimi shkoi 7 me zero. Në këtë drejtim edhe nga Kryetari. por edhe anëtarët u evidentua fakti se trupa e KQZ po merr edhe vendime ekstraligjore duke iu referuar pikërisht marrëveshjes politike.

Free Traffic Exchange