http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për më shumë se tre muaj, ?Do you have an idea?, u kthye në shpresën e të rinjve që kanë projekte biznesi duke sfiduar të gjithë skeptikët që menduan se të rinjtë shqiptarë nuk kanë ide dhe guxim për sipërmarrje të reja. Mbrëmja e së enjtes në Vizion Plus e Tring ka përcaktuar edhe tre finalistët e fundit të këtij edicioni të parë.Ata janë gati të shkojnë në finalen e madhe, por në këtë rrugëtim kanë marrë jo pak premtime dhe mbështetje nga paneli i jurisë që bën bashkë sipërmarrësit më të suksesshëm në Shqipëri. Finalja e madhe që mbërrin në Vizion Plus të enjten mbrëma, sjell 7 idetë më të mira të këtij edicioni dhe jep çmimin e madh prej 10 mijë eurosh për projektin triumfues.