Kontroll të plotë administratës gjatë fushatës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka vendosur ngritjen e Task Forcës, e cila do të monitorojë administratën shtetërore dhe përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike gjatë procesit zgjedhor. Në rast se do të gjenden shkelje, vendimi përcakton masa ndëshkuese. Punonjësi i administratës shtetërore, pas orarit zyrtar të punës dhe jashtë mjediseve të institucioneve shtetërore, ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike apo zgjedhore të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.Vendimi ndalon pjesëmarrjen në fushatë tw punonjësve të Gardës, Shërbimit Informativ Shtetëror, Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit. Por saktësohet se strukturat e Policisë kur konstatojnë përdorimin e automjeteve shtetërore për veprimtari të fushatës zgjedhore, bëjnë bllokimin e tyre dhe menjëherë njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe titullarin e institucionit në përdorim të të cilit është automjeti. Vendimi ngarkon me detyrë titullarët e institucioneve të kontrollojnë veprimtarinë e nëpunësve. Po ashtu, sqarohen dhe hapësirat si dhe pengesat për procedura të prokurimeve publike.Task Forca, do drejtohet nga Zëvendëskryeministri teknik, ku në përbërje ka edhe ministrat teknikë të propozuar nga PD, si dhe do bëjë raportime periodike mbi aktivitetin e tij.