Meta: Si president do mbështes artin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me cilësinë e Presidentit të Zgjedhur, Ilir Meta i premtoi komunitetit të artistëve mbështetje. Në një takim të organizuar nga LSI, ai tha se është detyra e kreut të shtetit të përkrahë kulturën.?Presidenti nuk ka shumë kompetenca ekzekutive por mendoj se është një detyrë e Presidentit që t?i kushtoj një vëmendje të veçantë kulturës dhe sportit, sepse ka të bëjë me imazhin e vendit, ka të bëjë me kredibilitetin e vendit. Në këtë drejtim ajo që mund t?ju them është se do të jem shumë pranë këtij komuniteti gjatë pesë viteve të ardhshme. ?Kryetari i LSI-së Petrit Vasili tha se partia që drejton, ka një qasje të re për të orientuar ku do të ecë arti dhe trashëgimia kulturore.?Trashëguam një univers artistik, që është reduktuar, sepse në 25 vjet jemi përballur me spontanitet, zgjidhje rastësore, zgjidhje sipas gustove të momentit që politika ka pasur ose për të komercalizuar veten, ose për të kaluar një situatë të vështirë dhe ka dashur të marrë dhe ngrejë lart një moment artistik të çastit për të kaluar një tension politik. Në planin tonë ka një qasje krejtësisht të re: Të orientojmë qartë ku do të ecë arti skenik, ku do të ecin artet pamore, ku do të eci trashëgimia kulturore.?Nga ana e tij, nënkryetari i LSI-së Luan Rama, theksoi se pasuria jonë kombëtare e krijuar në më shumë se 2500 vjet është shkatërruar në këto 25-27 vjet për shkak të keqadministrimit.