Ora News - Parlamentarja suedeze: Mbetjet të përpunohen aty ku konsumohen

2017-07-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë një vizite në Universitetin e Elbasanit, kryetarja e Komisionit me Jashtë dhe BE-në në Parlamentin Suedez, Asa Romanson, vuri në dukje se përpunimi i mbetjeve, në rast se nuk përdoren metodat e duhura, mbetet rrezik për popullsinë.Ajo theksoi se sidomos lëndët toksike kërkojnë vëmendjen e autoriteteve.
Kryetarja e Komisionit me Jashtë dhe BE në Parlamentin suedez, Asa Romanson, gjatë një takimi me rektorin e Universitetit të Elbasanit, Skëndër Topi, u ndal në rëndësinë që ka përpunimi i mbetjeve për shëndetin e popullsisë.
Në bashkëbisedimin me studentët me temë ?Çështjet e Mjedisit dhe Perpektiva Europiane?, Romanson si anëtare e partisë së Gjelbër vuri në dukje se përpunimi i mbetjeve kërkon teknika e makineri specifike, dhe rreziku i mospërdorimit të tyre është i madh.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/parlamentarja-suedeze-mbetjet-te-perpunohen-aty-ku-konsumohen/