Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lajmotivi i fushatës të PS është ekonomia dhe për të treguar se do të luftojë për rritjen e saj, kryeministri Edi Rama premton se shembull për këtë do të jetë përpjekja që PS bëri për reformën në drejtësi.
Rama: Më besoni që njësoj sic ju dukej si përralë që ne do ta shembnim nga themelet pallatin e drejtësisë dhe sot e shikoni që ky është realiteti dhe shumë shpejt do t?ia dëgjoni krismat vettingut ashtu besojeni që ne në Shqipërinë që duam do të realizojmë që kush do të punojë ta ketë mundësinë të punojë.
Kryeministri u ndal edhe në sistemin arsimor ku theksoi se reforma e ndërmarrë nga qeveria shpëtoi fëmijët nga tekstët që ishin të pavlefshme.
Rama: Më në fund shyqyr zotit po edhe shyqyr PS shpëtoi nga qindra tekste që i shkruante Fariu bashkë me profesorët e tjerë të Saliut me diploma kristali dhe bënin tendera dhe ja shisnin Ministrisë së Arsimit, dhe ministria e Arsimit ia ngarkonte nëpër çanta fëmijëve.
Rama përsëriti nevojën e PS për t?i fituar e vetme zgjedhjet prandaj kërkoi sërish që shqiptarët ti dorëzonin timonin pa të tjerë në prehër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-njesine-5-do-luftojme-per-ekonomine-si-per-drejtesine/