Ora News – Apeli i shoqatave për 1 qershorin: Politika të mos i përdorë fëmijët

2017-07-09 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqatat në mbrojtje të fëmijëve me rastin e 1 qershorit u ka bërë thirrje partive politike të mos përdorin fëmijet për fushatë elektorale.
Sipas qëndresës qytetare kërkesa vjen si pasojë e rasteve të denoncuara në fushatat e mëparshme.
Shoqatat kërkojnë më shumë vëmendje nga ministria e Arsimit të monitorojë shkollat e kopshtet që të mos lejohet cënimi i procesit mësimor.
Ines Mulellari, përfaqësuese e Qëndresës qytetare: Duke marrë parasysh incidentet që kanë ndodhur në fushatën e kaluar zgjedhore ku nxënësit u përdorën si dekor për tubimet e politikanëve ne jemi këtu për ti dhënë ndal njëherë e përgjithmonë këtij fenomeni. Kemi parë forume politike që ndajnë fletushka nëpër shkolla në orar të mësimit dhe kemi prova për këtë. Prandaj ne i drejtojmë këtë thirrje sot partive politike mos shfrytëzojnë fëmijët për fushata elektorale, por të përfshijnë përmirësimin e mirëqenies së tyre në programet zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-shoqatave-per-1-qershorin-politika-te-mos-i-perdore-femijet/