DURRËS-Zbulohet në Sukth të Durrësit një rrjet prostitucioni. 3 tutor dhe 1 klient janë arrestuar nga policia e Durrësit.
Pren Bushaj ishte pronari i një lokali në Sukth, i cili e përdorte biznesin edhe për shfrytëzim prostitucioni.
66-vjeccari Pren Bushaj i dënuar më parë për shitje droge, bashkëpunonte me Sanije Gaxhorin të cilën e kishte të afërme.
Ka qenë 60-vjecarja Sanije Gaxhori e cila merrte vajzat të punonin si kamariere, ndërsa më pas u propozonte që të ushtronin prostitucion për 2-3 mijë lekë të reja.
Gjithashtu vajzat rekrutoheshin edhe nga një 34-vjecare me inicialet B.S. Pasi bindeshin për të punuar si prostituta, ishte 66-vjecari Pren Bushaj që gjente klientët.
Ky i fundit u propozonte klientëve që frekuentonin lokalin nëse donin një prostitutë për 2-3 mijë lekë.