TIRANE-Ishin kthyer në tmerrin e supermarketeve në Tiranë, prangosen 4 adoleshentë.
Operacioni policor ?Çiklistët? është finalizuar nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4 duke bënë në pranga;
1. Enton F., 16 vjeç, banues në Tiranë
2. Aldo D., 17 vjeç, banues në Tiranë
3. Reald N., 15 vjeç, banues në Tiranë
4. Kristi D., 16 vjeç, banues në Tiranë
Si vepronin
Adoleshentët i kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri - tjetrin, ku pasi pikasnin ambientin që do të vidhnin, e studionin atë dhe më pas bënin vjedhjen. Si mjet për lëvizje këta shtetas përdornin biçikleta, si dhe për të mos u identifikuar përdornin kapuca për biçikleta dhe doreza.