Paralajmërimi - DAP, administratës: Fushatë jashtë institucioneve dhe orarit të punës

2017-07-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vjen paralajmërimi i rradhës nga qeveria për mospërfshirjen e administratës publike në fushatën zgjedhore.
Drejtorja e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu deklaroi se çdo punonjës e ka të ndaluar të përfshihet në fushatë brenda perimetrit të institucionit dhe në orarin e punës dhe për këtë do ketë sanksione.
Koçiu: Ndalohet kategorikisht përdorimi i mjeteve, fondeve materiale të ndryshme pronë e administratës publike si dhe burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike të çdo niveli. Përcaktohet qartë ndalimi i fushatës zgjedhore në institucione publike. Ndalimi i përdorimit të detyruar të administraëts së institucionit për veprimtari të fushatës zgjedhore brenda orarit të punës, si dhe i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar brenda orarit mësimor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dapadministrates-fushate-jashte-institucioneve-dhe-orarit-te-punes/