Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri, shoqëruar nga kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 7 dhe 11, replikoi në distancë me kryetarin e LSI, Petrit Vasili.
Sipas Saimir Tahirit gjatë katër viteve të qeverisjes ka pasur shumë shkopinj nën rrota dhe për këtë Partia Socialiste kandidon në zgjedhje me aleatin e vetëm, qytetarët e Shqipërisë.
??Dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon.
Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja në fakt. Unë e quaj përgjegjësi, atij i shkon mendja te tahmaja, është puna e vet.
Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjësi.