Ora News – Rama: PS e vetmja që mund të bëjë shtet, mos na lini në duar të të tjerëve

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Rrëshen Kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të punëve të qeverisë. Në 44 muaj tha ai nuk janë bërë mrekullira po janë hedhur themelet për ta bërë Shqipërinë shtet.
Rama: Kemi dhënë përherë të parë si qeveri e Shqipërisë që nga shembja e sistemit të kaluar, provën se ky vend mund të bëhet dhe Shqipëria mund të bëhet shtet.
Votën ai e kërkoi edhe nga demokratët të cilëve u bëri thirrje të mos ia besojnë qeverinë e ardhshme Lulzim Bashës, pasi e cilësoi kthim mbrapa për Shqipërinë
Rama: Luli e ka 12 sahatin. Zgjohet vetëm kur del në televizor, zgjohet përpara kamerave, fillon Republikën e re të kamerave, mbyllen kamerat, Luli është në gjumin e vjetër.
Edhe në Rrëshen Kryeministri përsëriti se do të qeverisë i vetëm dhe jo me të tjerë në prehër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ps-e-vetmja-qe-mund-te-beje-shtet-mos-na-lini-ne-duar-te-te-tjereve/