Rama përplaset me ministrin teknik për administratën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri përplaset me ministrat teknike për administratën. Këtë të mërkurë, në një nga takimet elektorale Edi Rama tha se cdo punonjës është i lirë të bëhet pjesë e fushatës elektorale pasi të ketë zhveshur kostumin zyrtar.Por Ministri i Shëndetësisë shprehet i vendosur për te mos lejuar përfshirjen e administratës se shëndetësisë ne aktivitetet qe lidhen me zgjedhjet. Arben Beqiri tha se kjo është edhe arsyeja pse ai ndodhet në ketë detyre.Një dite me parë ministri i shendetesise urdhëroi pezullimin e drejtoreshës se qendrës shëndetësore ne Lushnjë, pasi ishte pare ne tubimin e nje subjekti politik.Ndërkoha ministria e financave, Hegla Vukaj, ka shkarkuar nga puna dhe me pas ka paditur ne prokurori inspektorin e hetimit tatimor, Kliton Bistri. Sipas ministres ai ka marre pjese ne aktivitete partiake.