Report TV - Tahiri-Veliaj sulmojnë LSI:Makinë me 2 timonë nuk mund të ketë

2017-07-09 0

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj prezantuan kandidatët për deputetë në Petrelë, Xhemal Qefalia dhe Azbi Arapi.

Tahiri tha gjatë takimit me banorët e zonës se makinë me dy timonë nuk mund të ketë, e për këtë duhet që në datën 25 qershor të gjithë shqiptarët të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja zgjidhje për Shqipërinë që duam.

Ai akuzoi sërish opozitën, e cila ngriti çadrën për mbrojtur veten dhe gjyqtarët e korruptuar nga përballja me drejtësinë.

??Ne ia dolëm që të kemi mundësinë, të ketë mekanizma të atillë në sistemin e drejtësisë që më në fund të ketë drejtësi. Dhe në qoftë se kemi vuajtur 25 vjet për drejtësinë që nuk kemi pasur, të paktën fëmijët tanë do kenë mundësinë të kenë drejtësinë siç duhet.