Report TV - Vettingu,Luan Rama:Lista me 2 standarte

2017-07-09 3

TIRANË-Përfaqësuesi i LSI në Komisionin e Verifikimit të Kandidatëve për Vettingun, Luan Rama denoncon se Avokati i Popullit dhe ONM po luajnë me dy standarte në këtë proçes.

Sipas Luan Ramës, në listat e emrave të miratuar ka persona që kanë konflikt interesi me familjarë që punojnë në sitemin e drejtësisë. Luan Rama thotë se këta persona janë favorizuar ndryshe nga të tjerë që u penalizuan dhe hynë në zarfine zi.

?Kishte dhe ka emra që mund të vlerësoheshin që mund të përfshiheninn në listën e miratuar sepse për fat të keq dhe në seancat dëgjimore rezultoi se Avokati i Popullit dhe ONM kanë aplikuar dy standarte, sepse nëse një pjesë e kandidatëve e kanë penalizuar për rekomandim negativ për shkak të kofnliktit të interesit për shkak se dikush ka vëllain, gruan që punon në sistemin e drejtësisë, të njëjtin standart nuk e ka respektuar për të tjerë kaniddatë dhe janë përfshirë në listën e miratuar".