Opinion - Kandidatet e rinj te 25 qershorit! (30 maj 2017)

2017-07-09 4

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Floida Kërpaçi, Barbara Doda, Senida Mesi, Almira Xhebulla, Greta Topjana, Orjola Pampuri, Flogerta Beshiraj

Kandidatja më e re për deputete në listën e Partisë Demokratike Barbara Doda, ka rrëfyer në emisionin ?Opinion? se si u afruam me këtë parti. Doda është vetëm 20 vjeç dhe studion për arkitekturë. Ajo tregoi se afrimin me PD e ka patur gjatë protestës në çadër ku edhe ka mbajtur shumë fjalime për shqetësimet e komunitetit të saj. Më tej ajo tha se për këto zgjedhje po punon në Tiranë, në ekipin që drejtohet nga Dr.Halim Kosova. Doda po ashtu rrëfehu edhe një moment pikant gjatë mbledhjes që kishin bërë ditën e djeshme me strukturat e njësisë së saj për prezantimin e deputetëve të PD. ?Dje ishim në prezantim in e kandidatëve dhe kryetarit i thoja xhaxhi edhe aty filluan duke qeshur. U justifikova me faktin dhe ju thashë, se ju jeni mosha e prindërve të mij. Nuk ju flas dot në emër, kështu që po ju them teta ose xhaxhi?, është shprehur kandidatja e cila ka shkaktuar të qeshura në studio.

Emisioni ?Opinion? në TV Klan, sonte, ka si temë kandidatët e rinj nga e majta dhe e djathta jo vetëm në politikë, por edhe në moshë në zgjedhjet e 25 Qershorit. Mirëpo, në hyrje të emisionit, moderatori Blendi Fevziu është përballur me një surprizë gjatë prezantimit të kandidatës së Partisë Socialiste për qarkun Shkodër, Senida Mesi me profesion ekonomiste. Me t?u prezantuar, Mesi i është përgjigjur drejtuesit të emisionit se nuk është aq e re sa duket.
Dialogu mes Fevziut dhe Mesit:
?Unë në fakt nuk jam aq e re sa the ti në fakt sepse unë jam 40 vjeç?
Përgjigja e Fevziut:
Nuk ka rëndësi e je risi në këtë listë, në politikë nuk ka rëndësi mosha.

Kandidatja e Partisë Socialiste në Shkodër Senida Mesi, ka pranuar publikisht sonte në emisionin ?Opinion? se në Shqipëri ka një sërë problemesh. Ndryshe nga deputetët apo kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste, ajo ka pranuar publikisht se Shqipëria sot përballet me shumë probleme. Madje ajo shkoi deri aty sa pranoi se sot ne Shqipëri ka familje që nuk kanë të hanë bukë, shkruan opinion.al.

?Problemet nuk janë vetëm probleme të studentëve. Ka të pastrehë që duan strehë. Ka familje që duan bukë, ka baballarë që kam takuar gjatë këtyre javëve që rrinë e thonë ça do bëhet me mu, si unë do i ushqej fëmijët nesër. Si do i çoj në shkollë nesër. Ka problematika ku familja jeton vetëm më një ndihmë ekonomike. A jemi ne gati tu ofrojmë atyre një zgjidhje. Në letër ne ju ofrojmë të gjithëve një zgjidhje dhe pastaj do përfundojmë aty ku nuk zbatohen planet. Të rrimë me këmbë në tokë dhe të flasim me zemër të hapur,? kjo ishte deklarata e kandidates socialiste në Shkodër, e cila është jo në të njëjtën linjë me kryeministrin dhe ministrat e deputetët e PS.