Ora News – Fier, çahen tubacionet e ujësjellësit prej 10 mln eurosh

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rrjeti i brendshëm i ujësjellësit në Fier, një investim prej 10 milion eurosh nga banka gjermane KFË dhe Bashkimi Evropian, sapo ka përfunduar mirëpo tubacionet kanë nisur të çahen, duke ndotur ujin që shkon në rubinetet e qytetarëve.
Prej gati një javë në 30 metra tubacion ka dy çarje pranë gjimnazit ?Janaq Kilica? në qendër të Fierit, dhe në lagjen ?11 Janari? tek Poçeria.
Qytetarët fierakë që prej muajsh kanë shpresuar që me përfundimin ë punimeve të kishin 24 orë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, shprehen të zhgënjyer.
Drejtori i ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve Pirro Ndreu nuk pranoi të komentojë situatën, i kontaktuar nga Ora News.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-cahen-tubacionet-e-ujesjellesit-prej-10-mln-eurosh/