Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është përfshirë në një skandal mjaft të rëndë, duke kompromentuar kështu pozicionin e tij si titullar i një dikasteri ndër më të rëndësishmit në kabinet.
Ai është filmuar teksa ndërhyn në një operacion të prokurorisë për të sekuestruar disa prozhektorë, që dyshohet se kanë shkaktuar helmimin e dhjetëra personave në mitingun hapës të Partisë Demokratike, të shtunën në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.
Në videon e siguruar nga Report Tv, duket ministri i Brendshëm teksa nuk lejon punën e Prokurorisë për të mbledhur provat dhe zbardhur ngjarjen ku mbetën të lënduar në mitingun e PD rreth 140 mbështetës.
Kjo është një shkelje flagrante e kompetencave të tij si funksionar i dikasterit të Ministrisë së Brendshme, Ministri teknik Demiraj ndërhyn në hetimet e Prokurorisë dhe nuk lejon oficerët e Policisë Gjyqësore që të marrin prozhektorët, si provë për hetimin.
Demiraj shkoj edhe më tej kur thotë se prozhektorët i duhen kompanisë për aktivitetin e një subjekti politik të nesërmen.