Më në fund pas tejkalimit të çdo afati, Partia Demokratike ka dorëzuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit.
PD ka dërguar pranë KQZ mëngjesin e sotëm listën, jo me 140, por 194 kandidatë për deputetë.
Sot në orën 09:00 ishte afati i fundit, që i ishte lënë PD për të dorëzuar listën e plotësuar.
Çdo qark është i plotësuar sipas Kodit Zgjedhor me numrin e kandidatëve për deputetë duke filluar nga Tirana, që në listën e parë kishte vetëm 16 kandidatë, në listën e sotme ka 50 kandidatë.
E ndërsa herën e parë kishte mungesa, tashmë PD e ka ?tepruar? duke futur kandidatë më shumë në çdo qark.
Ndërkohë që janë zëvendësuar edhe emrat që u larguan nga listat e para të Partisë Demokratike, por asnjë tërheqje pas për gardën e vjetër dhe ?rebelët? u përjashtuan.
Ndryshe nga lista e parë, lista e dorëzuar sot është e plotë duke filluar që nga atësia, ditëlindja dhe të dhënat e tjera.
Përsa i përket formularit të vetëdeklarimit, në bazë të ligjit PD ka në dispozicion 5 ditë për të përcjellë formularët e plotësuar të gjithë listës së kandidatëve për deputet.