Ora News – Mbyllet procesi i parë i Vettingut, seanca dëgjimore me 84 kandidatë të listës A

2017-07-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni ad hoc për vlerësimin e kandidatëve që do të jenë pjesë e organeve të reja të vettingut përfundoi dëgjesën me të gjithë kandidatët që u renditën në listën A nga avokati i popullit.
Vëmendjen më të madhe të dëgjesave e mori ish prokurorja e përgjithshme Ina Rama, Ish kryetarja e Gjykatës së lartë, Shpresa Beçaj dhe sekretarja e përgjithshme e kuvendit, Albana Shtylla.
Noka: Zonja Rama keni lidhje me ndonjë forcë politike?
Ina Rama: Jo! Me askënd!
Noka: Keni qenë anëtare e ndonjë force politike ndonjëherë?
Ina Rama: Jo!
Luan Rama: A ndiheni ju e mbështetur ose e kontaminuar politikisht prej faktit që kur jeni zgjedhur Prokurore e Përgjithshme keni pasur pro edhe votën e zt.Noka.
Ina Rama: Unë vazhdoj të them që në fakt nuk ndihem e motivuar politikisht.
Flamur Noka: Ku e gjen veten zonja Rama, tek drejtësia e shkuar apo tek drejtësia e re.
Ina Rama: Në pjesën më të mirë të drejtësisë së shkuar dhe drejtësisë së re.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-kandidatja-ina-rama-jam-e-besueshme-noka-te-skualifikoi-strasburgu/