Ora News – Helmimi në miting, mostrat e veshjeve dhe provave në Gjermani

2017-07-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria do të kërkojë ekspertizën e Gjermanisë për të zbuluar lëndën që shkaktoi helmimin e 140 mbështetësve të PD-së.
Po ashtu ndryshe nga sa ishte referuar nga policia për ndotje të mjedisit, ngjarja do të hetohet për pengimin e subjekteve zgjedhore. Lajmi bëhet i ditur nga burimet në prokurori ku shtohet se një tjetër pistë është dhe konkurenca mes kompanive të eventeve
Tirane- Prokuroria po shqyrton mundësinë për të dërguar në Gjermani prova të mbledhura në sheshin ku u helmuan 140 mbështetës së Partisë Demokratike.
Burimet kanë saktësuar se nëse ekspertiza realizohet në Shqipëri, kosto do të jetë tejet e lartë, ndaj nje formë më e mirë është menduar dërgimi i mostrave jashtë vendit.
Ndërkohë prokuroria mësohet se ka ngritur akuzën e pengimit të subjekteve zgjedhore, për këtë ngjarje.
Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit kanë bërë me dije se ndryshe nga sa ishte referuar nga policia për ndotje të mjedisit, ngjarja do të hetohet për akuzën e caktuar nga prokuroria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/helmimi-ne-miting-prokuroria-do-hetoje-per-tjeter-akuze-nga-ajo-e-policise/