Afati i fundit i rivlerësimit të pronave me taksa të zbutura ka sjellë fluks dhe radhë të gjata në sportelet e Zyrës së regjistrimit të pronave të paluajtshme.
Gledis Hajdini, asistente shërbimi ADISA, tha për Report Tv se të gjitha kërkesat për rivlerësim do të mbyllen brenda datës 31 maj, pasi zyrat po punojnë me orë të zgjatura.
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se për duhet shtuar numri i sporteleve, pasi pritja zgjat me orë të tëra.
Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme hyri në fuqi në 1 shtator 2016. Ai parashikon mundësinë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut, duke paguar vetëm 2% tatim nga 15% që ishte për individët. Rivlerësimet mbyllen me 31 maj e deri tani nuk ka njoftim për shtyrje të këtij afati.