Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë kryetarin e Bashkisë së Vienës, Michael Häupl.
Gjatë takimit, kryebashkiaku Veliaj e vlerësoi Häupl për modelin e qeverisjes së pushtetit vendor dhe theksoi se Viena shërben si një pikë reference për mënyrën e menaxhimit të qyteteve. Kryebashkiaku Michael Häupl u nderua nga Veliaj me ?Çelësin e Tiranës?.
Bashkia e Vienës do t?i dhurojë kryeqytetit disa nga stolat karakteristikë të Vienës të lagjes së saj muzeale të cilat do të vendosen në sheshin ?Skënderbej?. ?Do të jenë mobiliet e para urbane në sheshin ?Skënderbej? edhe si një shenjë e prekshme e kësaj miqësie?, deklaroi Veliaj.