http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur menjëherë me debate seanca e Kuvendit ku pritet te diskutohet ne lidhje me programin e përbërjen e qeverise se re ne Maqedoni dhe te votohet per te. kryetari Talat Xhaferri e nisi seancën në gjuhën shqipe, megjithatë u shpreh se deri në miratimin e ndryshimeve të ligjit për përdorimin gjuhëve, seancat do t?i udhëheqë në gjuhën maqedonase.Kjo solli reagimin e menjëhershëm te Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, i cili tha se Xhaferi me hapjen e seancës ne gjuhen shqipe shkeli Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Sipas tij, VMRO-ja nuk do ta njohe Xhaferin si kryetar kuvendi, por vetëm si deputet, pasi ai është zgjedhur ne mënyrë jodemokratike dhe ne shkelje te ligjit.Xhaferi u kundërpërgjigj duke thënë se ishte zgjedhur ne pajtim me Kushtetutën dhe rregulloren nga shumica parlamentare e kuvendit. Ndërsa Ilija Dimoski kërkoi qe te miratohen ndryshimet e nevojshme ne kodin zgjedhor dhe t?i hapet rruga mbajtjes se zgjedhjeve lokale ne fillim te tetorit.Seanca ka vijuar me paraqitjen e programit dhe përbërjes se qeverise se re nga i mandatuari per kryeministër Zoran Zaev. Pritet qe pas diskutimeve te parashikuara te zgjasin deri mbrëmjen e se mërkurës, qeveria e re te marre votat e shumicës se deputeteve, duke qene se LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptaret i kane 62 vota.