Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në lartësinë e bjeshkëve, aty ku natyra nuk i ka kursyer bukuritë, u çel zyrtarisht një tjetër sezon turistik, ai veror.
Thethi, perla e alpeve Shqiptare e shpallur tashmë zonë e mbrojtur u shndërrua në qendrën mikëpritëse për turistët vendas e të huaj, që ju bashkuan festimeve të organizuara nga bashkia Shkoder.
Promovimi i zhvillimit ekonomik e turistik janë tepër të rëndësishme, pasi këtë zonë të shpallur tashmë qendër historike e mbrojtur për vlerat urbanistiko- arkitektonike, bashkia synon ta shohë më të gjallëruar pas shtrimit të rrugës, për të cilën ka aplikuar për miratim në qeveri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/thethi-perla-e-alpeve-shqiptare-celet-sezoni-turistik/