Rama, fushatë elektorale në Dibër

2017-07-09 0

Nga Bulqiza, kryeministri Edi Rama kërkoi edhe votat e qytetarëve demokratë për të vazhduar reformat e ndërmarra në 44 muaj qeverisje. Në një takim me gratë dhe vajzat në Bulqizë, Rama tha se reforma në drejtësi dhe Vetting do të sjellin një rritje ekonomike prej 5 %.

?Tani u them atyre prindër që janë demokratë, se të gjithë jemi demokratë, sidomos edhe unë pas takimit me Lulin, por si mund të bëhet Luli kryeministër, kur Luli ishte kryetar bashkie dhe nuk rregulloi sahatin e kryeqyteti?.

Më pas, kryesocialisti Rama shtroi një iftar me besimtarë dhe përfaqësues të komunitetit mysliman në Bulqizë.

Më herët nga Dibra në një takim me banorët e Klosit Rama edhe ndalur në atë ç?ka nuk është bërë nga paraardhësit dhe këtu gjen rastin t?ju kthej përgjigje të gjithë atyre që ironizuan veshjen e tij në darken informale me shefen e politikës së jashtme të BE Frederika Mogerini.

?27 vjet e lanë Shqipërinë nuk i prenë një kostum për t?u parë nga BE dhe merren me veshjen time?.

Kryeministri u ndal dhe në Ulzë ku ka përfunduar projekti i rilindjes urbane për qendrën e kësaj njësie. Ndërsa në Klos, kreu i qeverisë inspektoi punimet për ndërtimin e unazës, një investim I cili arrin në 120 milionë lekë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange