Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Bash aka zgjedhur takimin elektoral në Lezhë për tiu përgjigjur kritikëve të tij për listat. Pa i dhënë kërkesës së Topallit dhe Imamit se do të kërkojnë nga forumet shkarkimin e tij, Basha tha se ka marrë vendimin e duhur për listat i cili ishte një vendim i vështirë, por në kohën e duhur.
Basha: Duhet ndryshim, ndryshimi i Shqipërisë vjen duke ndryshuar në radhë të parë veten tonë. Unë e kuptova këtë, unë ju pyeta, ju dëgjova, ju më dhatë të drejtë, ju më thatë PO ndryshimi fillon nga vetja jonë dhe unë e fillova ndryshimin nga shtëpia jonaë, me ekipin e ri me ekipin fitues të 25 qershorit. Ky ishte një vendim i vështirë, por i drejtë i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017 dhe unë e zgjodha, e vendosa dhe kam nderin t?iu prezantoj.
Përkundër zërave që flasin për një PD të përçarë, Basha tha se opozita është më e bashkuar se kurrë drejt fitores së 25 qershorit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/listat-basha-vendim-i-veshtire-ndryshimi-fillon-nga-vetja/