TIRANË-Ata sot kërkuan shkarkimin e tij, ndaj Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka një përgjigje për kritikët, Jozefina Topalli e Arben Imami.
Teksa ndodhej në Lezhë për takim elektoral, Basha sot u është përgjigjur kritikëve të tij brenda partisë, sidomos atyre kërkuan mbledhjen e forumeve të Partisë Demokratike për ta shkarkuar atë.
Sipas Bashës, vendimi për listat e reja ishte i vështirë, por erdhi në kohën e duhur dhe ishte i drejtë.
?Duhet ndryshim. Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm duke ndryshuar veten tonë. Ju pyeta juve dhe ju më thatë po. Ndaj edhe unë e ndryshova ekipin tonë. Ky ishte vendim i vështirë, por i drejtë dhe i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017?, tha Basha.