Ora News – Totozani: Do vijoj të mbroj të drejtat e qytetarëve shqiptarë

2017-07-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në përfundim të mandatit 5 vjeçar, Avokati i Popullit Igli Totozani ka organizuar një ceremoni me kolgë e bashkëpuntorë ndaj të cilëve ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e dhënë. Totozani premtoi se do të përdorë eksperiencën e tij në dobi të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të qytetarëve.
Igli Totozani ka përfunduar mandatit e tij 5 vjeçar në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit. Përmes një ceremonie, ku të pranishëm ishin kolege e përfaqësues të trupit diplomatik, ai shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpuntorët. Rrugëtimi 5 vjeçar në funksionin e Avokatit të Popullit, Totozani tha se e ka rritur profesionalisht
Totozani: Kanë qenë 5 vite shumë të bukur dhe shumë prekës për mua. Vite që më kanë rritur bashkë me punën e institucionit.
Përfundimi i mandatit, siguroi Totozani, nuk do ta ndal të impenjohet në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/totozani-do-vijoj-te-mbroj-te-drejtat-e-qytetareve-shqiptare/