Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?PD nuk bën dot shtet? kështu deklaroi nga Peshkopia kryeministri Edi Rama, duke kërkuar votën e qytetarve për më shumë punë e reforma. Ai tha se Vettingu do të mundësojë rritjen ekonomike të Shqipërisë ndërsa premtoi ndërtimin e Rrugës së Arbërit.
Nga Peshkopia ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat, Kryeministri Edi Rama tha se Partia Demokratike nuk mund të bëj shtet. Rama u ndal edhe te Vettingu duke theksuar se zbatimi i tij do të pastrojë pallatin e drejtësisë nga të korruptuarit por do të mundësojë njëkohësisht edhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Rama: PS ketë e di edhe Saliu, Saliu nuk e thotë dhe ska për ta thënë ndonjëherë, por brenda vetes e di që është e vetmja forcë që bën shtet. Nuk bëjnë dot shtet ata. Shemnulli më kuptimplotë është reformë në drejtësi që ishte një reformë që 20 e kusur vite thoshin që do ta bëjmë dhe bënin arna. Vettingu do të na bëjë që ne të rritemi ekonomisht më shumë se asnjëherë më përpara. Unë ju siguroj se do ta kalojmë 5% mandatin e ardhshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-nga-peshkopia-edhe-saliu-e-di-qe-ps-ben-shtet/