Pezullohen lundrimet nga Brindisi drejt Vlorës. Pezullimi i lundrimeve është prej më shumë se 15 ditësh, shkak për këtë është bërë një defekt i rëndë ku si pasojë është krijuar një kosto mjaft e madhe për pasagjerët, por më shumë për biznesin.
Kryetari i degës së përpunimit në drejtorinë e Portit të Vlorës Festim Skëndaj ka sqaruar se ka ndodh një defekt dhe është duke punuar, dhe së shpejti trageti do të jetë në portin e Vlorës.