Topalli nis “aksionin”, takon Bregun e Patozin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas deklaratës se përbashkët te Jozefina Topallit dhe Arben Imamit, ne ambientet e lokalit prej nga komunikuan per mediat vendimin e tyre politik mbërritën edhe disa prej figurave me te rëndësishme te Partisë Demokratike.Ish numri dy i PD Ridvan Bode, ish nënkryetari Astrit Patozi, kryetarja e këshillit kombëtar te integrimit Majlinda Bregu, deputeti Keltis Kruja te cilët gjithashtu janë jashtë listave te Partisë Demokratike.Patozi e Bregu kane shmangur komentet per mediat, por duke iu referuar qëndrimeve qe kane mbajtur me herët, vështire se ata do te mbështesin nismën e Topallit per shkarkimin e Bashes nga posti i kryetarit te partisë. Kritikat e tyre ndaj Bashes nuk kane te bëjnë thjesht me çështje statutore, por me mënyrën se si ai ka drejtuar partine, per me tepër qe ne kete kohe fushate elektorale interesi i tyre kryesor është fitorja e Partisë Demokratike.Kundër iniciativës se Jozefina Topallit ka dale edhe ish-kryetari i PD Eduard Selami, te cilin Basha gjithashtu vendosi te mos e kandidoje.Koha per fushate jo per analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!I vetmi qe ka heshtur ne këtë situate është lideri historik i demokrateve Sali Berisha. Përveç nje komenti ne rrjetet sociale se nuk është përfshire ne hartimin e listave, Berisha ende nuk ka asnjë koment.Sipas statutit te Partisë Demokratike vendimin per shkarkimin e kryetari e merr kuvendi kombëtar kur mocioni per shkarkim është miratuar nga me shume se gjysma e anëtareve te Këshillit Kombëtar; mbetet per t?u pare nese Imami e Topalli do ta sigurojnë apo je mbështetjen e forumeve kundër Lulzim Bashes.

Free Traffic Exchange