Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mestararisht 25 persona në 100 mijë banorë në Europë, preken nga melanoma, kanceri më i rrezikshëm i lëkurës. Këtë shifër mjekët e referojnë edhe si të përafërt me incidencën në vendin tonë. Mjekja dermatologe në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, Monika Fida kërkon të ndërgjegjësojë me tepër qytetarët që të mbrohen nga rrezet e dëmshme, shkaktarët kryesor të kancerit të lëkurës.
Monika Fida: ?Në Evropë 20 deri në 25 raste diagnostikohen me melanomë për 100 mijë banorë dhe e theksoj me melanomë pasi është një kancer malinjë i lëkurës. Por i diagnostikuar herët mundet që prognoza të jetë shumë e mirë dhe e kurueshme.?
Por cilët janë kategoritë më të riskuara nga sëmundjet e lëkurës?
Monika Fida: ?Personat që kanë fenotip të parë ose të dytë, personat që janë bjondë, që e kanë ngjyrë e syve të çelur, që janë djegur shumë gjatë fëmijërisë, një individ që është djegur në fëmijëri më shumë se dy herë paraqet në risk më të lartë të shfaqjes së kancerit të lëkurës ose melanomës. Gjithashtu personat që kanë histori familjare me kancer lëkure ose për melanomë janë më të prirur dhe më të riskuar për të shfaqur këtë sëmundje gjatë jetës së tyre.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/kanceri-i-lekures/