http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit ka parashtruar një sërë kërkesash ndaj socialistëve, në rast se ata do të vijojnë të jetë në pushtet edhe për një mandat e dytë.Shqetësimi kryesor është rishikimi i taksave dhe tatimeve me tendencë uljeje, si dhe mbështetje të bizneseve që nxjerrin në treg produkte vendase.Këto kërkesa ju parashtruan ish-Ministrit të Financave, aktualisht kandidat për deputet Arben Ahemtaj, i cili theksoi se në programin elektoral të PS, parashikohet një rishikim i taksës progresive.Sipërmarrësit pritet të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të tjerë të forcave politike, për të diskutuar shqetësimet dhe premtimet për ekonominë.