Report TV - Mitingu në Dibër, Basha-Ramës: Mos ki frikë, eja në debat televiziv

2017-07-09 1

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral në Dibër duke kërkuar votat e qytetarëve për zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa pasdite do të jetë kryeministri Rama.

Basha u kërkoi qytetarëve dibranë që të mos i besojnë më Edi Ramës dhe gënjeshtrave të tij se do të bëjë Rrugën e Arbrit, pasi atë do ta bëjë vetëm PD.

?Vendosni ju për të votuar PD që të bëjmë rrugën e Arbrit, ju e keni në dorë, ndryshimi po vjen.

Sot ai do jetë në takim me gratë e Dibrës, i bëj një thirrje grave që do shkojnë në atë takim, mos e lini të bëjë shfaqje, të tregojë barsoleta, nuk mbushet barku me batuta, pyeteni ku i ke vendet e punës që premtove? deklaroi ai.

Free Traffic Exchange