Ora News - Basha sfidon Ramën: Eja në debat televiziv. Një mesazh për gratë dibrane

2017-07-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD-së hapi fushatën elektorale sot në Dibër ku i bëri thirrje qytetarëve të votojnë opozitën për të marrë qytetin e tyre në dorë.
Sot pasdite në Dibër do të jetë kryeministri Rama dhe Basha i bëri një thirrje grave të Dibrës.
?Dua ti bëj një thirrje grave të dibrës që të shkojnë në atë takim por jo si figurante por për ti bërë disa pyetje. Mos e lini të bëjë shfaqje, mos e lini të tregojë barcaleta, nuk mbushet barku me barcaleta. Pyeteni Edi Ramën ku është shëndetësia falas, vendet e punës, pyeten pse nuk i mbajti premtimet. Do të thotë se nuk kisha kohë. Ju gënjen, kishte kohë e para por kohën e harxhoi me ekspozita e debate e sulme ndaj opozitës nga mëngjesi deri në darkë në vend që të punonte për ju.
Basha përsëriti dhe një herë ftesën Ramës për një debat televiziv.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-sfidon-ramen-eja-ne-debat-televiziv-ka-dhe-nje-mesazh-per-grate-dibrane/

Free Traffic Exchange