Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është zhvilluar mbledhja e parë e Task Forcës Qendrore ndërinstitucionale kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda, në cilësinë e drejtueses së Njësisë, tha se qëllimi është nxjerrja e Shqipërisë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis dhe trafikojnë e atë.
??Në ndryshim nga qasjet e mëparshme strategjike dhe nga praktika e ndjekur nga organet e ligj-zbatimit, PKKK e orienton përpjekjen e institucioneve në fazat e hershme të ciklit të kultivimit të kanabisit. Identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të krijuara nga veprimtaritë kriminale është një tjetër kriter i rëndësishëm për të matur shkallën e suksesit në përballjen me fenomenin e kanabisit??, tha zv/ministrja Voda.
Duke ju referuar shifrave rezulton se për vitin 2017, janë rreth 4 herë më pak bimë narkotike të kultivuara të asgjësuara në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.