Report TV - Plas në PD e Shkodrës, Çobaj: Fyerje të isha i teti në listë

2017-07-09 0

SHKODER- Kryetari i PD së Shkodrës, Ramiz Çobaj, e ka konsideruar fyerje sjelljen e Lulzim Bashës me të.

Për këtë arsye, ai një ditë më parë u tërhoq nga lista e kandidatëve të PD-së.

Sot gjatë mbledhjes së kryesisë së PD ku u prezantuan kandidatët për deputetë, Çobaj ka dhënë shpjegime për vendimin e tij. Çobaj ka sqaruar se arsyeja e dorëheqjes ka qenë pikërisht renditja i teti në listën e kandidatëve, çka nënkupton listën humbëse.

?Ne liste jam i 8-ti pa me pyetur, ndaj dhashe doreheqjen.

Une kam refuzuar qe te plotesoj dokumentacionin, sepse eshte fyerje qe kreu i PD te renditet i 8 ne liste.

PD Shkoder ka dhene kontributin e saj ne protesten e 18 shkurtit, per 90 dite Shkodra e mbajti gjalle çadren.

Ne vitin 2009 u rendita i 8, ne vitin 2013 u rendita i 9, ndersa ne keto zgjedhje po i 8.