DURRES-Banorët e ish kabinave të plazhit në Durrës protestojnë para bashkisë.
Banorët kërkojnë privatizimin e ish kabinave. Janë 32 familje të cilat pushtuan kabinat e plazhit 27 vite më parë janë grumbulluar para bashkisë së Durrësit në një protestë sot para dite.
Banorët kërkojnë që institucionet përkatëse të nisin procedurat e privatizimit të ish kabinave që prej më shumë se çerek shekulli janë transformuar në banesat e tyre.
Banorët sqarojnë se kanë kërkuar takim me kreun e bashkisë por edhe pse ishin fiksuar oraret takimet në dy raste kishin dështuar.
Ata thonë se duke nisur që nga viti 2009 e deri në vitin 2013 janë privatizuar thuajse të gjitha ish kabinat duke lënë jashtë këtij procesi ish kabinat ku këto 32 familje janë strehuar.