LEZHE-Përcillet për në banesën e fundit deputeti i LSI Gjovalin Kadeli.
Qindra njerëz kanë shoqëruar trupin e pajetë të deputetit të ndjerë i cili pak ditë më parë ndërroi jetë në një spital të Italisë.
Gjovalin Kadeli vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ndërroi jetë në një nga spitalet e specializuara të Italisë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale.
Kadeli ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë për dy mandate, si dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.