Basha fton Ramen ne debat televiziv

2017-07-09 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sfiduar sot kundërshtarin e tij në zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për përballje në një debat televiziv.

?Sonte e ftoj këtu nga Fieri për një debat televiziv me kandidatin për Kryeministër të Republikës së Re. Edi Rama mund të shëtisësh në Shqipëri duke treguar barsoleta por nuk i çon dot katër javë me barsoleta.

Eja në debat, bëj bilancin tënd! Unë bilancin tim! Ti programin tënd! Unë programin tim dhe qytetarët të vendosini me votën e tyre. Ftesën e bëra publike. Po s?e pate dëgjuar po ta nis edhe me shkrim?, tha Basha gjatë mitingut për hapjen e fushatës elektorale në qytetin e Fierit.

Basha tha se ?Në fushatë do të ketë fishekzjarrë, do të ketë truke, do të ketë gjeste dhe batuta që i ka shumë qejf Edi Rama, vdes për batuta, e dini ju. Të gjitha këto kanë një qëllim të heqin vëmendjen e qytetarëve nga çështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje. Çështja kryesore që shtrohet për zgjidhje është: A kemi sot më shumë vende pune? A kemi sot taksa më të ulëta?A kemi sot shëndetësi falas? A kemi sot universitete me tarifa më të ulëta për më shumë studentë? A kemi sot çmimin e energjisë më të ulët? Po fermerët a kane marrë subvencione? A keni pensione më të larta, pensionistë??.

?Republika e vjetër u shpalos më në fund, e nxori fytyrën e vërtetë, është një komplot i një grushti politikanësh që e përdori politikën siç e do vetë Edi Rama si lojë shahu dhe qytetarët si gurë shahu?Kjo duhet të marrë fund. 300 mijë vende pune premtoi. Askush nuk e harron. Premtoi shëndetësi falas. Premtoi se 97% e shqiptarëve paguanin më pak taksa dhe sot nga mëngjesi deri në darkë merret me gjithçka tjetër përveçse të japë llogari para shqiptarëve, me gjithçka tjetër, me ekipin tim.?