Report TV - Basha-Ramës: Të ftoj në debat TV, më pas të vendosin qytetarët

2017-07-09 0

FIER- Akuzave dhe ironive të kryeministrit Edi Rama, gjatë dy ditëve të fundit, se PD nuk mund të jetë alternativë qeverisëse apo dhe se Lulzim Basha s'ka fituar asnjë betejë politike në jetën e tij, kryedemokrati i është përgjigjur duke e sfiduar publikisht kreun e qeverisë për debat televiziv.

Gjatë një takimi me elektoratin në Fier, ku prezantoi kandidatët e PD për deputetë pasditen e kësaj të diele, Basha ka ftuar Ramën që të ndeshen ?ballë për ballë? në debat të drejtpërdrejtë.

Basha tha se "qëllimi i ftesës së tij është që në këtë debat, të bëhet bilanci i punëve që kanë bërë secila nga palët, të prezantojë programin e tyre elektoral, ku më pas të jetë populli ai që do të vendosë me votë se kë do të zgjedhë me 25 qershor".