TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë 24 orë afat Partisë Demokratike për të plotësuar listën e kandidatëve për deputetë dhe dokumentacionin shoqërues në të 12 qarqet e vendit.
Propozimi ishte i përfaqësuesit, i cili u miratua me 4 vota të anëtarëve të KQZ.
Mbledhja e KQZ u shoqërua me mjaft debate mes përfaqësuesve të majtë dhe të djathtë. Juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji kërkoi miratimin e listës me 94 emra, aq sa edhe ka dorëzuar PD, por ky qëndrim hasi në kundërshtimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri. Sipas Zgurit, PD mund t'i bëjë ndryshime listës deri në momentin kur ajo të miratohet nga KQZ.