TIRANE-Pas ?shpërthimit? të deputetëve të përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë që Basha hartoi, duket se ka humbur qetësia në PD.
Pas Bregut, Patozit, duket se dhe baza është rebeluar mbi listat që konsiderohen të pakonsultuara me bazën. Kjo u reflektua me largimet e 2 kandidatëve për deputetë, si dhe debati që po zien në Shkodër e Elbasan, ku strukturat ndihen të papërfaqësuara në këto lista.
Dy kandidatë të propozuar nga Partia demokratike për deputetë kanë lënë garën pa e nisur fare atë.
Të radhitur në fund të listave të kandidatëve, Sazan Guri i pesti në listën e kandidatëve për deputetë për Beratin e Ramiz Çobaj për Shkodrën, i teti në listën e PD, largohen duke i hapur punë strukturave për të zgjedhur emra të tjerë në vend të tyre.