TIRANE-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje gjatë mitingut të Partisë Demokratike në 'Bulevardin Dëshmoret e Kombit' në Tiranë.
Mbi 80 mbështetës të PD-së, të cilët ishin të pranishëm në momentin që u bë hapja e Fushatës Elektorale, pas tubimit janë paraqitur në spitalin francez në QSUT me simptoma, skuqje fytyre, djegie, lotim dhe shqetësime në sy.
Burime konfirmojnë se 12 prej tyre janë të shtruar në Spital dhe po marrin shërbim më të specializuar. Sipas mjekeve sapo te permiresohen ata do te dalin nga spitali.
Sipas referimeve të marra nga mjekët në shërbim, të gjithë këta pacientë kanë qënë pjesmarrës në aktivitetin e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, një natë më parë në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, në Tiranë